Foto: Albin Kurti, Twitter
Kurti: Një botë e bashkuar do ta ndalojë Putinin dhe parandalojë despotë të tjerë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali – ADF është takuar me mandatarin për Qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Kurti në një postim në Twitter tha se bota nuk duhet t’i dorëzohet autokratëve askund dhe në në asnjë kohë.
“Vetëm një botë e bashkuar dhe aktive demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka thënë Kurti.
We must not give in to autocrats anywhere, anytime. Only a united and active democratic world will stop Putin and prevent other despots in the future. @AntalyaDF I shared these views with MFA of 🇦🇹 @a_schallenberg, HR of BiH, Christian Schmidt & DPM of 🇲🇪@DritanAbazovic. pic.twitter.com/66UT4HjgXu
— Albin Kurti (@albinkurti) March 12, 2022
Në Forumin e Diplomacisë në Antali – ADF po marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Forumin e Diplomacisë në Antali – ADF, këtë vit po mbahet në rrethanat e luftës në Ukrainë, e cila ka ngjallur shqetësim dhe pasiguri në veçanti në Ballkanin Perëndimor.