Kurti nesër takon këshillin grevist

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ftuar për nesër në mëngjes në takim këshillin grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se takimi pritet të filloj në mëngjes.

BSPK dhe Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) që nga 25 gushti kanë hyrë në grevë, duke kërkuar ndarje të 100 eurove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Në shumë shkolla të vendit, viti i ri shkollor ende nuk ka filluar për shkak që mësimdhënësit janë duke vazhduar grevën.

Kryeministri i vendit i ka quajtur absurde kërkesat e sindikalistëve duke theksuar se janë të hapur për dialog.

 

Kurti për grevën në arsim: Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi