Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kurti: Ne nuk guxojmë që t’ua bëjmë zotin ose natyrën personave të komunitetit LGBT
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës ka folur për votimin e Draft Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri Kurti ka thënë se mos votimi i Kodit Civil për shkak të nenit për rregullimit të çështjes së bashkëjetesës së personave me seks të njëjtë është për tu ardhur keq.
“Për bindjen time ta lësh pa e votu kodin civil për shkak se ke mos kuptime ose ke rënë pre e keq interpretimeve, në një gjysmë neni prej 630 sosh në 977 faqe është për tu ardhur keq”
Kurti ka thënë se bashkëjetesa mes personave me seks të njëjtë është duke ndodhur “Unë besoj që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjithë njerëzit janë krijesa të zotit dhe të natyrës edhe ne nuk guxojmë që t’ua bëjmë zotin ose natyrën atyre”.
“Punët e zotit duhet të ia lejmë zotit, kjo është mënyra se si unë e kam prezantuar këtë kod civil. Unë besoj në të drejtat e njeriut, unë besoj që nuk jemi të njëjtë kemi dallime, dallimet janë nga më të ndryshmet”, ka thënë Kurti.