Kurti në Irlandë, drekon me homologun e tij Varadkar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  është pritur nga kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti ka pasur një takim dhe një drekë pune me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, më 01.03.2024.

Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi është diskutuar për formimin e bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e ekonomisë, tregtisë e teknologjisë, dhe zhvillimet rajonale.

Gjithashtu, po sipas njoftimit, u diskutuan mundësitë e thellimit të tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Duke u shprehur falënderues për mikpritjen që ka pranuar në Dublin dhe për mbështetjen e zëshme dhe të vazhdueshme të Irlandës ndaj Kosovës, Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin irlandez Varadkar me zhvillimet e fundit në vend, progresin e shënuar deri më tani dhe ofertën që Kosova paraqet për investime të kompanive irlandeze, me theks në sektorin e teknologjisë”- thuhet në njoftim.

ZKM bën të ditur se kryeministri Kurti ka falënderuar kryeministrit irlandez Varadkar për përkrahjen aktive ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe në anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës.

Pamje nga takimi Kurti- Varadkar. Foto: ZKM.