Kurti: Kur BE shfaqë mosbesim ndaj Ballkanit Perëndimor, unë brengosem për BE-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Simpoziumin Symi, të 24-in me radhë në Athinë.

Në ditën e parë të simpoziumit, kryeministri Kurti ka qenë pjesë e një paneli ku është diksutuar për implikimet që vijnë nga uftare e Ukrainës dhe strategjia për hyrjen në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Kurti ka folur për procesin e Berlint duke thënë se është rruga më e mirë për procesin e intergrimit në Bashkimin Evropian.

“Sa i përket integrimit në Bashkimin Europian besoj që e kemi rrugën më të mirë përpara me Procesin e Berlinit, nëse mund ta quaj 2.0, pas fillimit të ri të nisur nga kancelari Sholz që po e presim të gjithë në vjeshtën e këtij viti.  Ky Proces i Berlinit 2.0, do të sillte tregun e përbashkët rajonal dhe BE-në si vlerë dhe mekanizëm brenda të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti gjatë fjalës së tij në Athinë.

Përveç kësaj, Kurti ka folur edhe për kritikën e tij ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se mungesa e besimit të BE-së nuk ka të bëjë me shtetet e Ballkanit Perëndimor, por me vet BE-në.

“Unë jam shumë shpesh kritik ndaj BE-së, por asnjëherë cinik apo i hidhëruar. Është gabim të jesh cinik apo i hidhëruar sepse në disa raste mungesa e besimit të BE-së në njerëzit dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk ka të bëjë me ne, por me BE-në. Është shprehje e mungesës së vetëbesimit. Pra, kur BE-ja shfaqë mosbesim ndaj neve unë brengosem për BE-në, jo për neve dhe me të vërtetë dua që të kontribuoj për një BE më të mirë, për zgjerim të BE-së, ku konsolidimi i brendshëm dhe zgjerimi i jashtëm shkojnë krahas njëri-tjetrit”, ka thënë Kurti në mes tjerash.

Shefi i qeverisë gjatë fjalimit të tij, ka komentuar edhe lidhjen e fuqishme mes Serbisë dhe Rusisë, duke përmendur aktivitetet e përbashkta ushtarake që kanë kryer ushtritë e të dy shteteve.

“Dua vetëm që të theksoj faktin që vitin e kaluar Serbia ka planifikuar 99 aktivitete të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe i kanë realizuar 104, pra e kanë tejkaluar planin e tyre. Në vitin 2012 vetëm 2 aktivitete të përbashkëta ushtarake, 50 në vitin 2016, vitin e kaluar 104”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e Qeversisë së Kosovës.

Kurti po ashtu ka përmendur se 56% e aksioneve të industrisë së naftës në Serbi janë nën pronësi të kompanisë ruse Gazprom.

Ai po ashtu ka deklaruar se nga 250 anëtarë të parlamentit të Serbisë, 151 prej tyre, sipas Kurtit ishin anëtarë të grupit të miqësisë Serbi-Rusi.