Kurti i shkruan letër Thaçit dhe krerëve të partive për takim për COVID-19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar që të hënën të ketë takim me presidentin dhe krerët e partive për të diskutuar për situatën e pandemisë COVID-19.

“I kam dërguar letër presidentit dhe të gjithë krerëve të partive për një takim të hënën ne ora 10:00 lidhur me pandeminë se çka do të mund të bënim bashkë për të dalë nga kriza”, tha Kurti në TV Dukagjin.

Aktualisht në Kosovë të Infektuar nga COVID-19 janë  480 persona, janë shëruar 84 dhe 12 kanë vdekur.