Albin Kurti - FOTO KALLXO

Kurti flet për dy anëtarët e shkarkuar sot nga Bordi i Telekomit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka folur për dy anëtarët e shkarkuar të bordit të Telekomit, Luljeta Elezi dhe Teki Shala.

Kurti tha se nuk është me rëndësi se të kujt janë anëtarët, por me rëndësi është ‘atë që nuk e bën’.

“Për mua nuk është me rëndësi se të kujt janë por atë që nuk e bën, e kjo është të jetë në nivel të përgjegjësisë, që të veprohet aty në Telekomin e Kosovës, sepse nuk miratohet bordi i përkohshëm, që të tjerat të mbesin njejtë”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i ftuar sonte përballë Jeta Xharres për të biseduar mbi situatën politike dhe menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Qeveria LVV-LDK ra më 25 mars pas një mocioni i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Albin Kurti udhëhoqi ekzekutivin kosovar 51 ditë. Qeveria e Kurtit është qeveria më jetëshkurtër në historinë e Kosovës.