Kurti dhe deputeti zviceran Wermuth diskutojnë me diasporën e Kosovës në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Zvicër, së bashku me deputetin zviceran, Cedric Wermuth, ka diskutuar me diasporën kosovare atje.

Kurti ka falënderuar deputetin Wermuth, që i ka dhënë mundësinë që t’i drejtohet diasporës kosovare në Zvicër.

“Faleminderit Cedric Wermuth, bashkëkryetar i Partisë Socialdemokrate, për mundësinë për të folur me diasporën tonë”- është shprehur Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se me diasporën ka diskutuar për progresin e Kosovës dhe reformat që e bëjnë atë më të barabartë dhe tërheqëse për investime.

“Diskutova për progresin Kosovës në fusha të tilla si ndihma për nënat e reja, bursat e studentëve dhe mbrojtja e tokës, reformat që e bëjnë atë më të barabartë dhe tërheqëse për investime”- ka shkruar Kurti në Twitter.

Kurti ka udhëtuar dje për një vizitë zyrtare në Zvicër.

Ai dje është pritur në takim nga presidenti i Konfederatës zvicerane, Alain Berset, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore, afërsinë mes popujve, bashkëpunimin bilateral, shkëmbimet tregtare dhe zhvillimet e fundit.

Kurti në Zvicër, takon presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset