Foto: Oda e Infermierëve të Kosovës

Kryetarja e re e Odës së Infermierëve, Nexhmije Gori, merr detyrën

Kryetarja e sapozgjedhur e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, ka pranuar sot zyrtarisht detyrën e saj.

Detyrën asaj ia dorëzoi kryetari i deritanishëm, Naser Rrustemaj, i cili falënderoi gjithë stafin, falë të cilëve tha se angazhimi i tij ka rezultuar i suksesshëm.

“Këtë pozitë e pranoj si një përgjegjësi dhe njëkohësisht privilegj. OIK e kam gjetur në rrugë të mbarë dhe të mirë dhe për këtë u jam tejet falënderuese” – tha kryetarja Gori gjatë pranimit të detyrës.

Sipas OIK-ut, Gori ka punuar për më shumë se dy dekada si infermiere në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ka të përfunduar edhe Fakultetin Ekonomik dhe ka bërë master në fushën e menaxhimit shëndetësor” – thuhet në njoftimin e Odës.

Gori në “Facebook” u është drejtuar të anëtarësurve të Odës duke thënë se do të jetë zëri i tyre dhe se pret mbështetjen e tyre për adresimin e secilit preokupim të tyre.

Kuvendi i OIK-ut zgjodhën Nexhmije Gorin kryetar më 27 shkurt 2023. Mandati i kryetarit është 4-vjeçar.