Rrahja e të moshuarës në Pejë

Rrahja e të moshuarës, Oda e Infermierëve anuloi licencat dhe fshinë nga anëtarësia katër infermieret

Oda e Infermierëve të Kosovës ka marrë vendim që katër infermiereve të cilat ishin përfshirë në një rast ku shihej një e moshuar duke u dhunuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë, që të u hiqet licenca dhe të fshihen nga lista e anëtarësisë.

Vendimi, siç thuhet në njoftim të Odës së Infermierëve, është marrë pas propozimit urgjent të Prokurorit të OIK-ut dhe rekomandimit të Inspektoratit Shëndetësor.

“Sot më datë 03.11.2022 me fillim nga ora 11:00 u mbajt takimi urgjent i Prokurorit të OIK, Këshillit Etik dhe Kryetarit të OIK në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur ditën e djeshme në lidhje me ushtrimin e dhunës nga 4 infermiere ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqëve “Orenda” në Pejë, në të cilin u nxorr vendim për tërheqje e Licencës dhe fshirje e Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i OIK” – thuhet në vendim.

Infermiereve që u është hequr licenca dhe janë fshirë nga lista e anëtarëve të Odës së Infermierëve të Kosovës janë: Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, Giltiana Neziri dhe Remzije Kuqi- Gashi.

Ky është vendimi i plotë:

Inspektorati Shëndetësor rekomandon heqjen e licencës përkohësisht për katër infermieret