Infermierët gjatë një proteste në Prishtinë.

Afër 2,500 mjekë e infermier të infektuar me coronavirus, 28 kanë vdekur

Janë 18 mjek e 10 infermier, që deri më tash kanë vdekur si pasojë e coronavirusit. Ndryshe, numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar me coronavirs, është rreth 2500.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovë (OMK) në një përgjigje për KALLXO.com kanë thënë se 1,168 mjekë janë infektuar me SARS-CoV-2, aktiv me këtë sëmundje mbesin edhe 120 prej tyre.

“Numri i mjekëve të infektuar është 1168. Fatkeqësisht 18-të nga ta, kanë vdekur si pasojë e infektimit e të cilët kanë qenë aktiv në dhënien e shërbimeve shëndetësore”, thanë ditë më parë nga OMK.

Edhe numri i të prekurve me coronavirus është mjaft i lartë. Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë ka thënë për KALLXO.com se rreth 1,300 infermierë që janë prekur nga infeksioni i pandemisë COVID-19.

“Fatkeqësisht 10 infermierë dhe punonjës tjerë shëndetësorë kanë vdekur nga Covid 19. Prej tyre, 3 kanë qenë të pensionuar kurse të tjerët kanë qenë duke punuar në institucionet shëndetësore në kohën sa janë infektuar”, thuhet në përgjigjen e OIK.

Kujtojmë se vendi është rrezikuar të mbetet pa resurse njerëzore mjekësore për shkak të numrit të lartë të mantelbardhëve që ishin prekur nga infeksionit, pasi 20% e tyre kanë rezultuar të infektuar me SARS-CoV-2.

Për dhjetë muaj në nivel vendi janë infektuar mbi 58 mijë qytetarë nga pandemia e coronavirusit, ndërsa mbi 1 mijë të tjerë kanë vdekur si dhe mbi 5 mijë rasteve janë ende aktive.

Në nivel global mbi 100 milion persona rezultojnë të infektuar me COVID-19, mbi 2 milionë prej tyre kanë vdekur.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Përhapja e COVID-19 te stafi shëndetësor, shifrat e fundit të infektimeve