Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes nga COVID-19 një profesioniste shëndetësore

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka njoftuar se instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci ka ndërruar jetë pas betejës me COVID-19.

Oda përmes një shkrimi në “Facebook” i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe gjithë kolegëve të saj.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se në betejën me Covid 19 ka humbur jetën instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci. Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve. Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci”, thuhet në shkrimin e postuar në rrjetin social “Facebook”.

Numri total i rasteve pozitive është 52,943 dhe 1,363 raste të vdekjes janë regjistruar në Kosovë.