Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nuk e lejon deputetin e LDK-së të dalë nga seanca

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Shkamb Manaj, (deputet i LDK-së) nuk është lejuar që të lë në gjysmë dëgjimin fillestar i cili po ndodh në këto momente nga Gjykata Kushtetuese për rastin e votës së Etem Arifit.

“Kryetare a ka mundësi 20 minuta me më lirua prej takimit sepse kam një agjendë”, ka kërkuar Manaj nga kryetarja e gjykatës, Arta Rama.

Por, përgjigja e saj ka qenë negative.

“Nëse e keni autorizuar dikë sipas procedurës, po, nëse jo, çfarë do obligimi, ju kisha lutur që të qëndroni. Kisha kërkuar për respekt”, tha Arta Rama.

Sot, Gjykata Kushtetuese po mban seancën e parë dëgjimore për rastin rreth votës së deputetit, Etem Arifi.

Kuvendi i Kosovës nuk ishte i njoftuar për dënimin e Etem Arifit deri më 1 maj 2020

www.kallxo.com