
Kuvendi i Kosovës nuk ishte i njoftuar për dënimin e Etem Arifit deri më 1 maj 2020
Kuvendi i Kosovës nuk i njoftuar se Etem Arifi ishte i dënuar me një vit e tre muaj bug nga Gjykata e Apelit, edhe pse ai mori mandatin si deputet më 26 dhjetor 2019.
Kështu ka thënë Artan Murati, përfaqësues ligjor i Kuvendit të Kosovës në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Kjo gjykatë sot po mban seancë pasi Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje u ankua për votën e deputetit Etem Arifi. Vota e Arifit, ishte ndër 61 votat me të cilat Avdullah Hoti u zgjedh kryeministër i Kosovës më 3 qershor.
“Vlerësojmë që praktika e mos informimit të Kuvendit nga ana e Gjykatave, në lidhje me vendimet për deputetë, krijon paqartësi ligjore e kushtetuese, të cilat janë evidente edhe në këtë rast. Në rastin aktual, Kuvendi nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me dënimin e z. Arifi dei më datën 1 maj, kur kemi marrë dosjen në mënyrë elektronike nga KGJK”, ka thënë Murati.
Ndërkohë, shpallje të pavlefshme të votës së Etem Arifit.
Vetëvendosje kërkon të shpallet e pavlefshme vota e Etem Arfit për Qeverinë Hoti – LIVE
www.kallxo.com