Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kërcënohet kryetari i Vushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka pranuar kërcënime nga një person i dyshuar të premten më 29 dhjetor.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i policisë nga Rajoni i Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se tashmë i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një koment nga kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, por ai nuk ka qenë i qasshëm.