Kryetari i Vushtrrisë infektohet me COVID-19

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka disa simptoma të lehta dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat nga shtëpia.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë

Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me Covid 19.

Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim. Do të vazhdojë të kryej detyrat nga shtëpia, ndërsa Nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunë.

Familja ime gëzon shëndet të plotë dhe po zbatojmë rekomandimet e mjekëve.

Ju lutem bëni kujdes, zbatoni rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!