Kryetari i Mitrovicës së Veriut: Kam kërkuar që të na kyçin dhe të fillojmë me pagesën e rrymës
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se ka bërë kërkesë në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe tek Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) për të kyçur institucionet publike në këtë komunë në mënyrë që të paguajnë energjinë elektrike.
Atiq ka shtuar se ka kërkuar që t’i njoftojnë edhe mbi borxhet që ka kjo komunë.
“Të nderuar qytetarë, sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë. Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”- ka deklaruar Atiq.
Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 për qind.Megjithatë, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme.
Ky vendim më vonë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa më pas është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe KOSTT-i.
Supremja: Pagesa e rrymës për komunat në veri është trajtim i pabarabartë për qytetaret
Rryma në veri, Qeveria ndan mbi 17 milionë euro për KOSTT-in