Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. 24.04.2023. Foto: KALLXO.com

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot pas tri javësh, në rend të ditës dhjetëra pika

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit pas tri jave mungesë, pritet të mblidhen sot në ora 13:00 për të vendosur për seancat e reja plenare dhe punimet e seancave që kanë mbetur në gjysmë.

Kryesia e Kuvendit në rend të ditës për mbledhjen e sotme ka një agjendë të mbingarkuar të pikave.

Përveç mbi 30 pikave qe kanë mbetur të pa përfunduara nga seancat e kaluara, Kryesia pritet të marrë vendim edhe për seancën e re plenare e cila në rend të ditës ka 16 pika.

Pjesë e rendit të ditës në seancën e re janë tri projektligje për ratifikim të marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Sllovenisë; për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale, mbi ekstradimin dhe për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.

Në mesin e dhjetëra projektligjeve, në seancën e re deputetët pritet të shqyrtojnë edhe atë për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Mungesa e ligjvënësve nëpër seanca ka pamundësuar disa herë votimin e pikave të papërfunduara ndonëse për to Kuvendi është mbledhur disa herë gjatë këtij sesioni.

Vizitat e deputetëve jashtë shtetit dhe mungesa e tyre në seancë e ka shtyrë për disa herë vendimmarrjen se kush duhet të jetë anëtar i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), pikë kjo e cila ka mbetur pa u shqyrtuar nga seancat e mbajtura në mars.

Njëjtë ka ndodhur edhe më zgjedhjen e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Prej 23 marsit, deputetët e Kuvendit nuk kanë arritur ta shqyrtojnë në parim as Projektligjin për Lirinë Fetare në Kosovë.

Kryesia e Kuvendit mbledhjen e fundit të përbashkët e ka mbajtur me 3 maj në të njëjtën datë kur deputetët kanë mbajtur seancën e fundit plenare.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila për KALLXO.com ka thënë se seanca plenare nuk janë caktuar pasi ka pasur punë në grupe punuese për projektligje e proceduara më herët, dhe ka pasur udhëtime të disa Komisioneve.

Instituti Demokratik i Kosovë mungesën e kuorumit e ka cilësuar problem kronik, ndërsa kanë thënë kjo po e stërngarkon agjendën e Kuvendit, pasi pikat të cilat nuk po arrijnë të miratohen në një seancë po barten në seanca tjera.

Rendi i ditës në mbledhjen e Kryesisë:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Seanca plenare e shtyrë më 12 dhjetor 2022 dhe 8 mars 2023:

1.    Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt dhe 3 maj 2023:

12. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 mars 2023:

6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
10. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
12. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,
15. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill 2023:

4.    Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,
6.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,
7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,
8.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe  punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,
9.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,
10.    Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
11.    Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022.

VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 20 prill 2023:

7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e financave, punës dhe transfereve, KOSTT (Operator sistemi, transmisioni dhe tregu sh. A.) dhe  Frankfurt am Main (KFW),
8.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
9.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
10.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

VII. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 26 prill 2023:
1.    Votimi i Propozim Rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

VIII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 maj 2023:

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligji nr.08/L-219 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-172,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-224 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
12. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.21/136, datë 22.03.2023 për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) me seli në Mitrovicë si Institucion i arsimit të Lartë,
13. Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

IX. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Votimi për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-226 për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022”,
6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-229 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale,
7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-230 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë mbi ekstradimin,
8.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-231 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale,
9.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
10.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës,
11.    Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027,
12.    Shqyrtimi i Projekt Deklaratës për antisemitizmin.
13.    Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-336, të Seancës plenare të datës 21.07.2022,
14.    Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Ad-Hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, për zgjatjen e mandatit,
15.    Emërimi i dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
16.    Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021,

X. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave