Foto: Ilustrim

Kryeprokurori i Ferizajt: 18 vjeçaren pa shenja jete e sollën dy persona, vetura me targa zvicerane

18 vjeçaren pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt e kanë sjellë dy persona me veturë me tabela të nga Zvicra.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj Shukri Jashari, duke shtuar se ende nuk kanë arritur t`i identifikojnë të dyshuarit.

“Dy persona e kanë sjellë me një veturë të tipit ‘Audi’ me tabela të Zvicrës, tabelat për momentin nuk mund të deshifrohen. Fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë prej kamerave të sigurisë të spitalit, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, tha ai.

Jashari ka thënë se ende nuk kanë arritur ta identifikojnë viktimën, e as të dyshuarit që e kanë sjellur në spital.

Një 18 vjeçare dyshohet se nga persona të panjohur është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

“Pasditen e sotme, rreth orës 15:08 , nga Qendra Emergjente e spitalit rajonal në Ferizajt, jemi njoftuar se është sjellë një person i gjinisë femërore, e moshës rreth 18 vjeçare. Mjekët, nga kjo qendër kanë konfirmuar vdekjen e saj. Tani për tani nuk dihet identiteti i saj dhe rrethanat e vdekjes, policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton këtë rast”, tha ai.

Persona të panjohur dyshohet se kanë dërguar pa shenja jete një 20 vjeçare në spitalin e Ferizajt