Kryeministri organizon konferencë për Fondin Sovran

Nën organizimin e Zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung sot në Prishtinë do të mbahet një konferencë për Fondin Sovran të Kosovës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Albin Kurti, do të jetë folës kyç në këtë konferencë.

Në mars të këtij viti është hartuar një draft i projektligjit për Fondin Sovran, i cili ka qenë një premtim i kryeministrit për ta themeluar atë.

Fondi Sovran, siç premtonte Kurti, do të zëvendësojë Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), duke marrë nën menaxhim ndërmarrjet publike në vend, të cilat aktualisht menaxhohen nga AKP.