Foto: KALLXO.com

K-9 kontrollon sheshin para mbajtjes së Paradës së Krenarisë

 

Njësiti me qen i Policisë së Kosovës, K-9 ka kontrolluar sheshin në Prishtinë para fillimit të mbajtës së Paradës së Krenarisë.

Kjo paradë do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00 në Sheshin “Skënderbeu”.

“Tubimi për Paradën e Krenarisë do të fillojë në orën 11:00 në Sheshin “Skënderbeu”. Në orën 12:00 do të fillojë ecja drejt Katedralës, dhe do të përfundojë tek platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit. Parada do të përmbyllet më një koncert”, thuhet ne njoftim.

Java e Krenarisë ka filluar më 6 qershor dhe do të përfundojë sot.

Në edicionin e saj të 6-të , “Java e Krenarisë”, nëpërmjet sloganit “EDHE N’SHTET, EDHE N’FAMILJE” synon të pasqyrojë praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, ashtu edhe në familje.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com