Kryeministri Avdullah Hoti tregon "dy pikat kryesore" të marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë ka treguar dy pikat kryesore të kësaj marrëveshje.

Hoti u shpreh se janë dakorduar për bashkëpunim në infrastrukturë e në investime energjetike.

“Projektet e mëdha infrastrukturore ashtu siç kemi biseduar, autostada Prishtinë – Merdarë, hekurudha e Merdarë – Prishtinë, do të ketë mbështetje të madhe për ndërmarrjen e vogla dhe të mesme, investimet në energjentikë. Të gjitha këto marrevedhje kapin shumën e mbi 1 miliard euro”, tha Hoti në konferencë për media.

Ndërsa, elementi i dytë Kryeministri tha se është njohja reciproke me Izraelin.

“Elementi i dytë i marrveshjes është njohja reciproke me Izraelin” , u shpreh tutje Hoti.

Kryeministri gjithashtu tha se ka biseduar me kryeministrin e Izrailit dhe janë dakorduar që menjëherë të fillojë bashkëpunimi.

Tutje Hoti tregoi se janë dakorduar për një studim fizibiliteti për Liqenin e Ujmanit.

Sot Kosova dhe Serbia janë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në prani të Presidetit të ShBA, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.