KRU Prishtina vazhdon edhe sot aksionin, shkyçje në Graçanicë e Çagllavicë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se edhe sot ka vazhduar aksionin për identifikimin e kyçjeve ilegale.

Përmes një njoftimi, KRU Prishtina ka bërë të ditur se ka shkyçur përdorues të ujit borxhlinjë e të kyçur ilegalisht në Graçanicë e Çagllavicë.

“Hapat e shpejt të inspektorëve tanë dhe puna e tyre e shkëlqyeshme, bëri që në Graçanicë sot të zbulonin keqpërdorim të ujit dhe ujëmatës të palegalizuar.Lagjja ” Premiere” në Çagllavicë në rrugën ” Xhemi Shea”, sapo u shkyç, ujëmatësin e pa legalizuar dhe me borxh 1059 euro” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e kompanisë.