Çezme - Foto: KALLXO.com

KRU “Prishtina” njofton për ndërprerje të ujit në disa zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona do të përballen me reduktime të ujit nga ora 22:00 deri në orën 5:00.

Siç bëhet e ditur në postimin në Fcebook, me kërkesë të departamentit të cilësisë së ujit, është ulur sasia e ujit në trajtim nga ITUP Badoc, “me qëllim të ruajtjes së cilësisë së ujit”.

“Jemi duke punuar me 35 % të kapacitetit, andaj ulja e trajtimit do të ndikoj që zonat të cilat furnizohen nga Badovci do të afektohen me reduktime. Graçanica do reduktohet nga ora 22:00-5:00, zonat si Hajvalia, Mati, Bregu i Diellit do te kenë çrregullime ne furnizim me ujë”- thuhet në njoftim.

Kompania nuk ka treguar se kur pritet që situata të kthehet në normalitet.