KRU Prishtina edhe sot vazhdon aksionin, identifikohen disa kyçje ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se edhe sot ka vazhduar aksionin për identifikimin e kyçjeve ilegale.

Sipas njoftimit, pesë të tilla janë identifikuar në lagjen ‘Ulpiana e Re’ në Graçanicë dhe një lagjen Veternik.

Gjithashtu një rast tjetër është identifikuar edhe në lagjen Kalabria të Prishtinës.

Aksioni, sipas njoftimit, do të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes.