Krasniqi pas takimit me Lajçakun: Të papranueshme veprimet që e largojnë Kosovën nga rruga e integrimit euro-atlantik

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar sot përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se me Lajçak ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat, siç ka shkruar ai më tej, po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë.

“PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj interesin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”- ka shkruar Krasniqi në Facebook.