Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ miraton fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit - FOTO

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), e ka shqyrtuar dhe miratuar fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se janë dy lloje të fletëvotimeve.

“Kemi dy lloje te fletëvotimeve. Ka edhe fletëvotime për gjuhën e komuniteteve, aty ku aplikohet. Janë respektuar kriteret për të gjitha gjuhët e komuniteteve. Fletëvotimi publikohet menjëherë në web faqen e KQZ. Fletëvotimi nga votuesit jashtë vendit mund të printohet nga një printer i thjeshtë, në të dy formatet A3 dhe A4. I ka të gjithë elementet e sigurisë”, tha ai.

100_Fletevotimi_Kuvend Kosoves_shq & sr & tr_2021

100_Fletevotimi_Kuvend Kosoves_shq & sr & tr_2021 (1)