Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ jep detaje për listën e votuesve jashtë Kosovës

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka thënë se pas miratimit të listës përfundimtare të votuesve, e njëjta do të bëhet publike.

Ahmetaj ka shtuar se se ata persona që nuk mund ta gjejnë emrin e tyre në këtë listë mund të ankohen në PZAP.

“Pas miratimit të listës përfundimtare, publikohet dhe aty shihet se kujt i është refuzu aplikimi prej aplikuesve. Në momentin kur publikohet, ata që nuk e gjejnë veten mund të ankohen në PZAP”, tha ai në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Në anën tjetër, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosjem Sami Kurteshi ka propozuar që të shtyhet afati për 10 ditë për pranimin e votës nga jashtë Kosovës, pasi sipas tij për shkak që atyre që i janë refuzur aplikimet, të kenë të drejtë t’i shtjerrin mundësitë ligjore për ankesë.

Megjithëkëtë ky propozim nuk kaloi në votim.

KQZ-ja është duke mbajtur mbledhje ku mes tjerash në rend dite është edhe certifikimi i listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës si dhe shqyrtimi dhe miratimi i fletëvotimit dhe broshurës për zgjedhjet.