Kosova fiton si mysafire ndaj Andorrës

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore si mysafire kundër Andorrës.

Dardanët shënuan tre gola në portën e Andorrës.

Kapiteni i Kosovës, Milot Rashica, shënoi dy gola ndërsa Altin Zeqiri shënoi golin e tretë duke vulosur fitoren.

Kosova është në grupin I në kuadër të kualifikimeve për kampionatin “Euro 2024”.

Pas fitores ndaj Andorrës, Kosova grumbullon 7 pikë dhe zë vendin e 4.

Kosova shënon golin e tretë kundër Andorrës