“Xixëllonjat” është një nga tetë çerdhet publike në Prishtinë, të cilat së bashku mbulojnë vetëm 18 përqind të fëmijëve të vegjël të kryeqytetit. Foto: Erion Vllahiu/K2.0

Kontrollo në këtë link për të parë nëse çerdhja e fëmijës tuaj është e licencuar

Në faqen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, qytetarët mund të kontrollojnë nëse çerdhja në të cilën ata i dërgojnë fëmijët e tyre, është apo nuk është e licensuar nga MASHTI.

Në këtë link, mund të gjeni listën e kopshteve të cilët janë licencuar nga MASHTI.

Për çështjen e licencmit, ministrja e MASHTI-t, në një intervistë përballë Jeta Xharrës në KallxoPërnime, ka deklaruar se në momentin që kanë një informatë për një çerdhe pa licencë, i bëjnë inspektim emergjent, teksa shton se në uebfaqen e ministrisë, i kanë të dhënat për këto institucione.

“Ne në momentin që kemi një informatë për një çerdhe pa licencë, natyrisht që bëjmë inspektim emergjent dhe në raste të tilla domethënë autorizohen veprimet edhe të organeve tjera. Në sistemin e menaxhimit të informatave në arsim, ne i kemi të dhënat për të gjitha institucionet publike dhe private, jo vetëm çerdhe po edhe shkolla, prej çerdheve pra deri te shkollat e mesme të larta”- ka deklaruar Nagavci.

Ndërkaq për qëndrimin ditor, Nagavci thotë se nuk marrin licenca nga Ministria e Arsimit, dhe nuk aplikon për licencë, duke shtuar se nuk kanë kompetencë si ministri në raste të tilla.

“Nëse dikush identifikon institucione të palicencuara, legjislacioni në fuqi i obligon edhe inspektoratin, jo vetëm të Ministrisë Arsimit por edhe komunat e inspektoratin, që me çfarë legjislacioni përmbushin një veprimtari të caktuar. Ministria licencon institucionet private pra çerdhe, shkollat, institucionet në nivel të arsimit pas shkollës së mesme”- shtoi ajo.

“Ne bëjmë inspektim, nëse e shohim që nuk është në kuadër të mandatit tonë, në bazë të obligimit tonë edhe sipas detyrës zyrtare, e referojmë rastin tek inspektorët qoftë në nivel qendror edhe në nivel të komunave”- ka thënë mes tjerash ministrja Nagavci.