Kontigjent i specializuar i FSK-së dërgohet në Shqipëri në kërkim të trupit të shtetasit të Kosovës në lumë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka dërguar një kontigjent të specializuar të saj në Shqipëri.

Ky kontigjent ka për mision ta gjejë trupin e shtetasit të Kosovës që ka humbur jetën tragjikisht në lumin Buna.

“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna’’ – thuhet në njoftimin e FSK-së.