Ilustrim.

Konsumoi alkool dhe pije tjera dhe në fund nuk i pagoi, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën rreth orës 23:50 një shtetas irakian në fshatin Preoc të Graçanicës.

Ai dyshohet se kishte marrë dhe konsumuar nga një lokal pije alkoolike dhe joalkoolike dhe në fund nuk e kishte kryer pagesën.

Sipas policisë, i dyshuari nuk është intervisutar për shkak se kishte qenë në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.