Konjufca: Jemi pranë të gjithë qytetarëve të Pejës që kanë pësuar nga këto vërshime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy viktimave që mbetën të vdekur si pasojë e vërshimeve.

Ai ka thënë se njësitet përkatëse të emergjencave janë duke ofruar ndihmën deri në stabilizim të situatës.

“Në këto momente qëndrojmë pranë familjarëve të viktimave, siç jemi pranë të gjithë qytetarëve të Pejës, të cilët kanë pësuar nga këto vërshime. Njësitet përkatëse të emergjencave me profesionalizmin e tyre janë duke ofruar ndihmën dhe punën e tyre deri në stabilizim të plotë të situatës”- ka shkruar ai.

Konjufca iu ka uruar shërim të shpejtë personave të lënduar si pasojë e vërshimeve.

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga vërshimet në qytetin e Pejës. Viktimat janë një fëmijë 5-vjeçar, si dhe nëna e tij.

Fillimisht, nëna e fëmijës ishte raportuar si personi i zhdukur, përderisa pas gjetjes së saj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa sot, pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi dy persona që kanë mbetur të lënduar nga vërshimet që ndodhen dje.

Lirohen nga spitali dy të lënduarit nga vërshimet në Pejë