Vërshimet në Pejë. Foto: Driton Kuka, Facebook

Lirohen nga spitali dy të lënduarit nga vërshimet në Pejë

Dy persona të lënduar si pasojë e vërshimeve në Pejë, janë liruar nga spitali sot pas trajtimit mjekësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Besnik Ibraj.

Ai tha se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

Qyteti i Pejës dje në orët e mbrëmjes u godit nga reshje të mëdha të shiut të cilat shkaktuan vërshime në disa lagje.

Si pasojë e vërshimeve dy persona kanë mbetur të vdekur. Viktimat janë një fëmijë 5-vjeçar, si dhe nëna e tij.

Fillimisht, nëna e fëmijës ishte raportuar si personi i zhdukur, përderisa pas gjetjes së saj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot gjatë orëve të pasdites do të ketë reshje shiu të intensitetit dhe shtrirjes më të theksuar, sidomos në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit.

Gjendet pa shenja jete edhe nëna e fëmijës së vdekur në Pejë