Kongresisti amerikan pyet sekretarin Blinken: Pse hesht për provokimet e Serbisë?

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka reaguar pas situatës së krijuar dje në veri të Kosovës, ku si pasojë e protestave të dhunshme, u lënduan 25 pjesëtarë të NATO-s.

Torres ka thënë se ata pjesëtarë u plagosën nga përfaqësuesit e qeverisë serbe teksa ka pyetur sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken “pse po dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën dhe po hesht ndaj provokimeve të Serbisë.

“25 pjesëtarë të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe. Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë? SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”- ka shkruar Torres në Twtter.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka deklaruar se rreth 25 ushtarë nga kontingjenti shumëkombësh, janë plagosur gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.

Në lidhje me këtë, Policia më pas njoftoi se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për sulmet.

Ndëkaq, Aleanca Veri – Atlantike (NATO) ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara të trupave të misionit paqeruajtës KFOR-it në Zveçan sot gjatë ditës.

Përmes një deklarate të zëdhënëses së NATO-s, Oana Lungescu është thënë se sulmet e tilla janë krejtësisht të papranueshme dhe se dhuna duhet të ndalet menjëherë.

Situata në veri – Pamje