Konjufca takoi kongresistin Torres

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në vizitën e tij zyrtare në Uashington ka zhvilluar takime me anëtarë të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

Sipas një komunikate nga Kuvendi, kryeparlamentari është është pritur nga kongresisti Ritchie Torres, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA.

“Në kuadër të këtyre takimeve, kryetari Konjufca është pritur nga kongresisti Ritchie Torres, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës”- thuhet në komunikatë.

Në njoftim bëhet e ditur se, Konjufca ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj ë Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-në.  ​

Konjufca gjatë vizitës së tij zyrtare në ShBA është pritur në takim nga ish-Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme kryeparlamentari u takuame Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin kanë diskutuar për marrëveshjen e Ohrit.