Kongresisti amerikan: Kosova është demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit pas kidnapimit të tre policëve në veri, duke vlerësuar Kosovë si demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor. Ajo është dhe ka qenë gjithmonë një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara, duke marrë refugjatë afganë kur pak vende do ta bënin këtë”- deklaroi ai në Twitter.

Sipas tij, Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të qëndrojë përkrah demokracive si Kosova.

Policia e Kosovës njoftoi se të mërkurën në mesditë tre zyrtarë policorë kufitarë u kidnapuan nga forcat serbe në veri.

Që nga mesdita e 26 majit serbët lokalë të komunave veriore të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit janë grumbulluar dhe kanë protestuar duke kundërshtuar vendosjen e katër kryetarëve të rinj në objektet komunale.

SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Pas tensioneve në veri, SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23.

Sot BE-ja ka vendosur “masa kufizuese” ndaj Kosovës por që nuk i ka quajtur sanksione.