Konferencë shkencore në 70-vjetorin e themelimit të Institutit Albanologjik

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka mbushur 70  vjet të themelimit të tij. Për të shënuar këtë përvejtor javën tjerër do të mbahet një konferencë shkencore.

Konfernca shkencor, “Albanologjia dje, sot dhe nesër” do të mbahet më 19, 20 dhe 21 qershor 2023 në objektin e Institutit Albanologjik në Prishtinë (IAP).

Hysen Matoshi, drejtor i IAP-së tha në një prononcim për KALLXO.com, tha se kjo konferencë është menduar si një përpjekje për të sjellë në vëmendje arritjet më të rëndësishme albanologjike të këtij institucioni, gjendjen aktuale të zhvillimit të disiplinave të albanologjisë dhe edhe perspektivën e saj në një plan më të gjerë.

Sipas tij, në konferencë do të marrin pjesë studiues të fushave të ndryshme albanologjike.

“Më se 90 studiues nga institucione të ndryshme albanologjike të vendit, rajonit dhe botës do të paraqesin kumtimet e tyre gjatë kësaj konference e që kanë të bëjnë me të gjitha disiplinat albanologjike: gjuhësi, letërsi, histori, folklor, etnologji, etnomuzikologji, arkeologji”- thotë drejtori Matoshi.

Matoshi, shton ai do të ketë edhe vrojtime të përgjithshme ndërdisplinare albanologjike.

“Mbi të gjitha, presim që konfernca të sjellë një qartësim edhe më të madh të produktit albanologjik, një nxjerrje në pah të rezultateve kulmore të albanologjisë së zhvilluar në kuadër të instutucionit tonë kërkimor-shkencor, por edhe të albanologëve përgjithësisht. Kuptohet, presim edhe një vlerësim objektiv e kritik në ato sfera që mendojmë se mund të bëhej edhe më shumë”-tha ai për KALLXO.com.

I hapur në vitin 1953, sipas Matoshit  IAP ka pasur një rol përtej atij parësor shkencor, edhe i theksimit të identitetit të cenuar shqiptar, i mbrojtjes së vlerave kulturore, gjuhësore e historike të kombit shqiptar.

Ai thotë se shumë procese që kanë sjellë ndryshime rrënjësore te shqiptarët lidhen me punën dhe punonjësit shkencorë të këtij instituti.

IAP është themeluar më 1 qershor 1953. Në fillim i kishte katër punonjës dhe një numër bashkëpunëtorësh të jashtëm. Pas një periudhe relativisht të shkurtër, me vendim të organeve shtetërore u mbyll (25 dhjetor 1955), për tu rihapur  më 28 shkurt 1967. Puna në këtë institucion nuk u ndërpre as pas marrjes me dhunë të objektit më 8 mars 1994 nga organet e atëhershme pushtuese serbe.

Aktualisht, Instituti ka 34 punëtorë shkencorë dhe 15 administrativë-teknikë.

Veprimtaria botuese e Institutit përfshin botimet e rregullta dhe ato të veçanta.

Botimet e rregullta, që janë organe të përhershme të Institutit, janë revistat: “Gjurmime albanologjike”, e cila botohet në tri seri (Seria e shkencave filologjike, folklor dhe etnologji, seria e shkencave historike), dhe “Gjuha shqipe”.