Në nëntor shënohet 50-të vjetori i standardizimit të gjuhës shqipe

Këtë vit shënohet 50 vjetori i standardizimit të gjuhës shqipe.

Nga 20 deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë i zhvilloi punimet Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe (Gjuhës standarde).

Për të shënuar këtë përvjetor, institucionet albanologjike në Shkup, Tiranë e Prishtinë, planifikojnë të zhvillojnë një konferencë shkencore.

Hysen Matoshi tha sot gjatë hapjes së “Javës së Albanologjisë” në Prishtinë, se në nëntor të këtij do të mbahet një konferencë shkencore për shënimin e 50 vjetorit të Kongresit të standardit të gjuhës shqipe.

Kjo konferencë do të organizohet nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Instituti Albanologjik në Prishtinë dhe Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë.

Drejtori Matoshi tha se ky kongrese pati një rol jetik në formimin e vetëdijes mbi nevojën e integrimit të përgjithshëm të shqiptarëve.

“Tri institucionet tona albanologjike, do ta shënojnë këtë përvjetor me një konferencë të përbashkët që do të mbahet në Shkup në Prishtinë, dhe në Tiranë në data 22, 23 dhe 24 nëntor 2022”, tha Matoshi.