Pamje nga Seminari i shqipes 2023. Foto: KALLXO.com.

Studiuesi amerikan: Lëvizja protestante nxiti shkrimin dhe shkollimin në gjuhën shqipe

Lëvizja Protestante e Shoqërisë Biblike Britanike për të Huaj në trojet shqiptare dha një kontribut të madh për kultivimin e shqipes së shkruar dhe përhapjen e shkollimit shqip.

Kështu deklaroi sot studiuesi amerikan, David Hosaflook gjatë ligjëratës “Shqipja në rrezik dhe rreziku i shqipes: vështrime rreth kontekstit të veprimtarisë letrare të protestantëve në viset shqiptare”, të prezantuar në kuadër të edicionit të 41-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që po mbahet në Prishtinë.

Ai tregoi se me kontributin e Lëvizjes Protestante të Shoqërisë Biblike Britanike për të Huaj në trojet shqiptare, më 1824 u botua në gjuhën shqipe “Dhiata e re”, që deri në atë kohë ishte ndër botimet e vetme në gjuhën shqipe në qarkullim. Botimi i biblës në gjuhën shqipe, shënon fillimin e një periudhe të rëndësishme për ruajtjen dhe avancimin e gjuhës dhe shkrimit shqip.

Më tej tha se botimet shqip të Shoqërisë Biblike Britanike në trojet shqiptare kontribuan në unifikimin dhe forcimin e identitetit shqiptar dhe ruajtjen e gjuhës shqipe.

E themeluar më 1804, Shoqëria Biblike Britanike edhe për të Huaj, kontribuoi në përhapjen e protestantizmit tek popujt të ndryshëm, duke botuar biblën dhe librat fetarë në gjuhët e tyre.

Hosaflook tha se vetëm 12 vjet pas themelimit, Shoqëria Biblike Britanike botoi “Dhiatën e re” në gjuhën shqipe.

“Vetëm 12 vjet më vonë kjo shoqëri fillon të merret me gjuhën shqipe. Në 100 vjet të veprimtarisë kishin përkthyer biblën në 422 dy gjuhë e shqipja është në 30 gjuhët e para, sepse një skocez me emrin Robert Pikerton takohet me disa shqiptarë dhe mësoi se është një popull i veçantë nga popujt të tjerë të rajon dhe nuk kishte asnjë botin nga bibla po libër tjetër në gjuhën e vet në qarkullim. Atëherë Shoqëria do të angazhohen për përkthimin e biblës në gjuhës shqipe dhe gjeti ca shqiptarë për përkthim. Kështu më 1824 doli botimi i parë i ‘Dhiatës së re’” – tha ai.

Deri në viti 1827 nuk kishte asnjë libër në qarkullim në gjuhën shqipe, çka sipas studiuesit amerikan paraqiste një dështim për krishterimin dhe intelektualëve shqiptarë.

Ai tha se Shoqëria Biblike Britanike botoi një numër të konsiderueshëm të librave biblik e broshura tjetra, duke kontribuar në botimin e librave në gjuhën shqipe. Ai tha se qëllimi i Lëvizjes Protestante në trojet shqiptare ishte predikimi dhe shkollimi në gjuhën shqipe.

David Hosaflook gjatë prezantimit të ligjëratës në Seminarin e shqipes 202..Fotoi: KALLXo.com.

Hosaflook tha se Lëvizja Protestante në mbarë trojet shqiptare ishte një lëvizje letrare dhe objekti i kultit protestant për shqiptarët ishte ndërtuar me përkthimin e biblës dhe botimeve tjera në gjuhën e popullit – shqipes.

Ai tha se Shoqëria botoi biblën në dy dialektet shqiptare, toskë e gegë, me alfabet grek e latin, duke dëshmuar se nuk kishte ndryshimet e mëdha mes dy dialekteve. Ai tha se përkthimet biblike në gjuhën shqipe nga Shoqëria Britanike u përcollën me sfida.

“Nga 1827 deri në viti 1910 kishte 30 botime biblike në dialektin gegë dhe toskë. Në periudhën 60 vjeçare, 1824- 1884, vitet themeloret për zgjimin kombëtare të shqiptare, Lëvizja Protestante kishte 35 % të të gjitha botimeve në gjuhën shqipe për atë kohë”- tha Hosaflook.

Sipas tij, puna e Lëvizjes Protestante në trojet shqiptare shihej me rrezik nga Perandoria Osmane dhe vendet fqinje që kishin synime oportuniste ndaj trojeve shqiptare. Hosaflook foli edhe për kontributin e Kristoforidhit dhe Gjerasim dhe Sevasti Qiriazit për përhapjen dhe botimin e librave shqip.

Ligjëratën e tij, Hosaflook e prezantoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës, gjatë një pritje që ky institut organizoi për pjesëmarrësit e edicionit të sivjetmë të Seminarit të shqipes.

Profesori i Universietit të Prishtinës, Muhamet Hamiti, drejtues i seancës së sotëm të Seminarit, tha se historiografia shqiptare duhet të pasqyrojë kontributin e Lëvizjes Protestante për shkrimin shqip.

“Studiuesi Hosaflook na tregoi se historia duhet të rishkruhet dhe të plotësohet me zbulimet reja, sikurse rezultatet e prezantuar gjatë kësaj ligjërate për kontributin e Lëvizjes protestant në trojet shqiptare”- tha Hamiti.

Ndërkaq, drejtori i IAP-së, Hysen Matoshi, gjatë pritjes së seminaristëve foli për historikun e Institutit, duke u ofruar seminaristëve bashkëpunim për interesimet e tyre.

“Me një traditë të gjatë në fushën e studimeve albanologjike, IAP ofron një mundësi për studiuesit për të hulumtuar dhe studiuar në fushat albanologjike ku ata janë përcaktuar”- tha Matoshi.

Seminatrit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturës shqiptare ka nisur edicionin e 41-të më 14 gusht 2023.

Gjatë këtij edicioni janë paraparë të mbahen një sërë ligjëratash, ligjërim nga shkencat albanologjike e kurse të gjuhës shqipe në tri nivele për seminaristët e huaj.

Pamje nga Seminari i shqipes 2023. Foto: KALLXO.com.