Nxirret udhëzuesi se si marketet mund të na dërgojnë mesazhe në telefon

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka publikuar dokumentin “Udhëzues për Përpunimin të Dhënave Personale për qëllim të Marketingut të Drejtpërdrejtë”.

Mbrojtja e të dhënave personale në Kosovë rregullohet me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ky udhëzues është punuar për t`i orientuar bizneset si të bëjnë reklamimin e bizneseve të tyre “Marketing i drejtpërdrejtë nënkupton dërgimin e informatave apo materialeve për promovim, adresuar një personi të identifikuar apo të identifikueshëm me emër, përmes formave të ndryshme të komunikimit”.

Për të dërguar një mesazh reklamues tek personi tjetër, IAP ka shpjeguar se egzitojnë forma të ndryshme për të marrë përlqimin nga pala tjetër.

“Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale parasheh disa forma të marrjes së pëlqimit nga subjektet e të dhënave personale, përkatësisht pëlqimin me shkrim dhe pëlqim verbal si dhe pëlqim i dhënë përmes një forme tjetër të përshtatshme”- thuhet në udhëzues.

Në këtë link mund të gjeni udhëzuesin e plotë.