Komunitetet jo serbe dërgojnë ankesë në Gjykatën Supreme

Komunitetet jo serbe, kanë dërguar ankesë në Gjykatën Supreme, për t’iu plotësuar kërkesat të cilat vetëm pjesërisht iu pranuan nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Duda Balje, kryetare e Unionit Socialdemokrat (SDU) tha se është e kënaqur me vendimin e PZAP-së, dhe në Supreme është drejtuar për të qartësoj vendimin e PZAP-së për anulimin e pjesshëm të votave.

“Unë si përfaqësuese e boshnjakëve jam e kënaqur. Ne kemi pas veç dy pika jo shumë të qarta. Një mendoj që ka qenë problem teknik dhe tjetra ka të bëjë me anulimin pjesërisht të votave”, tha Balje.

Balje tha se thirren në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.

Ajo tha se nëse vendimi i Gjykatës Supreme është sikur ai i PZAP-së, ajo do të sigurojë mandatin në Kuvendin e Kosovës.

Veton Berisha nga PLE, tha se bashkë me partnerët e tjerë, kanë dërguar ankesën në Supreme.

“Ne sot si PLE bashkë me partnerët e tjerë e kemi deponuar një ankesë në Gjykatën Supreme. Jemi të kënaqur për bazën e ankesës sonë… Sot kemi ardhur të ankimojmë vendimin e PZAP për shkak se ka marr vendim vetëm për disa komuna, ndërsa ankesa ka qenë për të gjitha komunat që kemi pretendu”, tha Berisha duke përmendur Graqanicën si komunën ku janë orkestruar më së shumti vota.

Sipas tij komuniteti Egjiptian dhe ai janë dëmtuar me një mandat.

Sipas tij edhe me vendimin e PZAP-së, ai akoma nuk është pjesë e Kuvendit.

“Nëse aprovohet prej Supremes unë kthehem në Kuvend”, tha ai.

 

Partitë e komuniteteve jo serbe dorëzojnë ankesat në PZAP