Komuna e Vitisë fillon fazën e dyte për parandalim të COVID-19

 

Komuna e Vitisë e cila ishte e para në Kosove që u prek nga virusi corona, nga sot ka filluar të rimarr masa për parandalim të shpërndarjes së coronavirusit.

Në mbledhjen e mbajtur sot nga kryetari i kësaj komune Sokol Haliti së bashku me shtabin emergjencës dhe shpëtimit ka kërkuar një angazhim të tërësishëm në të gjitha sektorët, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

“Nga java e ardhshme parashihet të fillohet sërish me pastrimin e rrugëve, trotuareve e shesheve, si dhe dezinfektimin e objekteve publike”, thuhet në njoftim.

Në këtë angazhim kryetari Haliti ka kërkuar që të përfshihen edhe familjet në nevojë, në mënyrë që të fillohet faza e dytë e shpërndarjes së pakove ushqimore, dhe në bashkëpunim me këshillin e fshatrave të bëhet lista e familjeve në nevoje për gjera elementare ushqimore.

Gjithashtu në këtë mbledhje u diskutua edhe për tri javët e ardhshme, ku edhe kërkuan nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat e Institutit Kombëtarë i Shëndetit Publike.

Ndërsa sa i përket fshatit Stubëll bëhet e ditur që Komuniteti për Emergjencë dhe Shpëtim është në kontakt të vazhdueshme më këshillin e fshatit, por edhe me banorët.

Sipas njoftimit gjendja e të infektuarve në këtë fshatë është e mirë dhe stabile.

Deri më tani në Kosove 145 persona janë te infektuar nga coronavirusi, 23 të shëruar dhe 3 të vdekur.