Komuna e Prishtinës do ofrojë kujdes 7 ditë në javë për pacientët me sëmundje kronike

Komuna e Prishtinës ka marr vendim që të ofrojë  kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike nga 5 ditë punë sa  ishte, në 7 ditë në javë.

Shërbimi pritet të ofrohet në Qendrën e mjekësisë familjare në lagjen e Muhagjirëve nga dita e sotme.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se Drejtoria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike me ç’rast nga 5 ditë pune sa ishte më herët duke filluar nga sot, më datë 01.03.2022, ky shërbim do të ofrohet 7 ditë në javë nga ora 07:00-19:00 në QKMF 11”, thuhet në njoftimin e komunës.

Lidhur me këtë vendim të komunës,  Kryetari Rama së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë  Izet Sadiku, do ta vizitojnë QKMF 11 (rr. Abdyl Frashëri, lagjja e Muhaxherëve) sot, duke filluar nga ora 13:15, për të parë nga afër kujdesin që u ofrohet qytetarëve të Prishtinës, gjegjësisht pacientëve me sëmundje kronike.