Komuna e Prishtinës: Aplikoni për legalizim të ndërtimeve, mund të përfshiheni në listën e rrënimit

Komuna e Prishtinës sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se kanë përgatitur një udhëzues që do të iu ndihmojë në procesin e legalizimit të ndërtimeve.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Kryeqyteti, ka përgatitur udhëzuesin mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve, i cili do të ju ndihmojë me informata konkrete rreth procesit dhe hapave që duhet të ndërmerrni për legalizimin e ndërtimeve” – thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Përmes këtij reagimi ata tregojnë se personat që nuk aplikojnë në këtë udhëzues mund të përballen me përfshirjen në listën e rrënimit dhe se ata mund ta bëjnë këtë pa asnjë kompensim.

“Kujdes, nëse ju nuk aplikoni për legalizim të ndërtimit tuaj ju përfshiheni në, LISTEN E RRËNIMIT. Komuna mund të bëjë rrënimin e ndërtimit pa asnjë kompensim” –  thuhet tutje në njoftimin e Komunës së Prishtinës.