Komuna e Fushë Kosovës dhe Ministria e Financave me më sa paku investime kapitale të realizuara në vitin 2022
Sipas një raporti të Institutit GAP, Komuna e Fushë Kosovës dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve janë renditur ndër institucionet që kanë realizuar më së paku investime kapitale në vitin 2022.
Në hartën e komunave të Kosovës, Komuna e Fushë Kosovës ka realizuar 26% të investimeve kapitale, më së paku ndër komunat. Ndërsa Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në listën e ministrive është renditur si ministria që ka realizuar më së paku investime kapitale, saktësisht vetëm 2%.
Komuna e Malishevës dhe ajo e Ferizajt janë dy komunat që kanë realizuar 100% të investimeve kapitale sipas Institutit GAP. Ndërsa në listën e ministrive, Ministria për Komunitete dhe Kthim renditet në krye të ministrive, me 98% të investimeve kapitale të realizuara në vitin 2022.
Analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi, ka vlerësuar sukses realizimin e investimeve në shkallën e 60 për qind duke parë mungesën e bordit të OSHP-së dhe inflacionin e lartë.