Rregullimi i rrugës afër Plus Market – Ferizaj FOTO:Komuna e Ferizajt 19.12.2020

Komuna e Ferizajt rregullon disa rrugë

Në muajin tetor KALLXO.com pati hulumtuar për problemet në komunën e Ferizajt, komunë kjo e udhëhequr nga Agim Aliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mungesa e infrastrukturës rrugore ishtë njëra ndër problemet në këtë qytet.

Por, pesë muaj pas hulumtimit, gjërat kanë filluar të marrin drejtimin e duhur, tashmë disa prej rrugëve në lagjet e qytetit e fshatrave janë rregullar.

Fshati Tërrn në këtë komunë rrugën kryesore të fshatit nuk e kishte të asfaltuar deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Më 19.12.2020 ishte vet kryetari Aliu i cili bëri të ditur se pritja e gjatë e banorëve në këtë fshat po konkretizohet me fillimin e ndërtimit të rrugës.

Asfaltimi i rrugës në fshatin Tërrn
FOTO:Komuna e Ferizajt
19.12.2020

Pjesë e këtij investimi ishin edhe dy fshatra të tjerë Bablaku dhe Luboci.

“Sot, nisi asfaltimi i kilometrave të parë në këtë projekt, për t’u përfunduar në tërësi në afat të shpejt. Ta gëzojnë banorët e këtyre fshatrave”, pati shkruar Aliu.

Një tjetër projekt për qytetarët e fshatit Talinoc i Muhaxherëve në Rahovicë të Ferizajt është nisur në muajin shkurt të këtij viti.

Nga njoftimi i kryetarit Aliu, kuptojmë se projekti në vlerë buxhetore 3.5 milionë euro do të përfshijë shteg rrugor me gjatëse prej 6 kilometra, dhe shteg për çiklistët e trotuare.

Nënshkrimi i memorandum bashkëpunimit për rrugën në Talinoc i Muhaxherëve- Rahovicë, Ferizaj
FOTO:Komuna e Ferizajt
26.02.2021

Për këtë projekt komuna e Ferizajt pati nënshkruar memorandum bashkëpunimi më Ministrinë e Infrastrukturës.

Në vazhdën e fshatrave për të cilat është investuar në rrugë është edhe Gremja e Prelez i Jerlive apo Fshati i vjetër.

Rruga “E Artë” në fshatin Greme, i cili karakterizohet për prodhim të mobiljeve është rregulluar në muajin dhjetor të vitit 2020.

Rregullimi i rrugës në fshatin Greme – Ferizaj
FOTO:Komuna e Ferizajt
05.12.2020

Përveç  rrugëve, në Greme, komuna u përkujdes që të sigurojë edhe ujin për banorët e kësaj ane të cilët kishin problem të kahmotshëm me furnizim të ujit të pijshëm.

“Përveç 3 kilometrave rrugë që asfaltuam sivjet në Greme, javën e ardhshme nis edhe furnizimi me ujë të pijshëm”, pati treguar Aliu më 05.12.2020.

Muaji i parë i 2021-tës shënoi nisjen e punimeve në një projekt madhor të infrastrukturës rrugore, komuna e Ferizajt filloi investimet në rrugën nga Fshati i Vjetër deri në Prelez të Jerlive si dhe kontruktimin e Urës në Bibaj, 5,6 kilometërshe

13,4 milionë euro është investimi për këtë projekt.

“Bashkë me Kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Arban Abrashi, Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, Nicola Orlando, drejtorin e BERZH-it për Kosovë, Neil Taylor dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, bëmë zyrtarisht nisjen e punimeve në këtë projekt shumëmilionësh, me ndikim direkt në ekonominë lokale dhe qarkullimin rrugor ndërshtetëror, për t’i thënë lamtumirë përherë rrugës së vjetër copë-copë e “lumenjve” gjatë vërshimeve përgjatë gjithë kësaj rruge”, ka shkruar Aliu në facebook.

Investimi në rrugën 5,6 kilometërshe- Ferizaj
FOTO:Komuna e Ferizajt
21.01.2021

Në fillim të muajit dhjetor  në fshatin Bibaj filluan investimet edhe për afro 2 kilometra asfaltë.

Një muaj pasi ekipa e KALLXO.com pati publikuar hulumtimin për komunën e ‘biznesit’ investimet në infrastrukturën rrugore në këtë qytet filluan, filloi rregullimi i rrugicave  që kapin gjatësin e 6 kilometrave në fshatin Dremjak të Ferizajt.

Lehtësimi i qarkullimit për të gjithë banorët e kësaj ane ishte arsyeja pse komuna investoi në këto rrugica.

Rreth 1 kilometër rrugë u asfaltua edhe në  fshatin Cërnilla më 04.12.2020.

Investimi në rrugë në fshatin Cërrnillë- Ferizaj
FOTO:Komuna e Ferizajt
04.12.2020

Ndërtimi i rrugëve në qytet

Zingjirit të investimeve nëpër rrugët e Ferizajt padyshim që iu shtuan edhe ato nëpër qytet, të cilët frekuentohen nga mijëra vendas e vizitor brenda ditës.

Pamje krejtësisht të re e moderne me trotuar të zgjeruar mori rruga e njohur me emrin “Te Loçka”,

“Dalëngadalë gjithë qendrës po i japim hakun që ka merituar ta ketë vite e dekada më parë. Ta gëzojnë banorët e bizneset e kësaj rruge”, ishte urimi i udhëheqësit të kësaj komune në rrjetin social facebook.

Investimi në rrugën “Te Locka” – Ferizaj
FOTO:Komuna e Ferizajt
29.12.2020

Qarkullimi për lëvizje të automjeteve u lehtësua edhe në rrugën “Riza Goga” në qytet.

Rregullimi i rrugës “Riza Goga”
FOTO:Komuna e Ferizajt
17.12.2020

Rruga “Cen Dugolli” në qytet ishte investimi tjetër në Ferizaj, në një gjatësi afro 1 kilometër.

“Pas përfundimit të punimeve, do të paraqes një panoramë zhvillimi për Ferizajn, me shtegun e çiklistëve, trotuaret dhe hapësirat e gjelbërta që i japin dimension të ri zhvillimi e pamje moderne, gjithë zones”, thuhet në njoftimin e kryetarit.

Dy rrugë me afro gjysmë kilometri gjatësi u asfaltuan në zonën urbane më saktësisht në rrugën “ Adem Gllavica” dhe “Bardhyl Çaushi”.

Rregullimi i rrugës “Adem Gllavica” – Ferizaj
FOTO:Komuna e Ferizajt
24.12.2020

Tek nënkalimi afër “Plus Marketi” u investua në  degëzimin e rrugëve “Liman Reka” dhe “Rizah Matoshi”, rrugë të cilat janë pjesë e projektit “Bashkimi i Qytetit”.

Rregullimi i rrugës afër Plus Market – Ferizaj
FOTO:Komuna e Ferizajt
19.12.2020

Rrugëve të investuara në qytet iu shtua edhe rruga “Gjergj Fishta”.

Në një postim në facebook, Aliu, më 29.22.2020, tregoi se 850 metra të rrugës “Gjergj Fishta” janë asfaltuar.

Zinxhirit të gjatë në hallkën e investimeve është edhe rruga “Selman Kadria” në qytet.

Rregullimi i rrugës”Selami Kadria”– Ferizaj
FOTO:Komuna e Ferizajt
16.12.2020