Komuna e Drenasit hap tender për trajtimin e qenve endacak

Komuna e Drenasit ka hapur tender për trajtimin e qenve endacak.

Sipas tenderit të publikuar në “e-prokurimi“, trajtimi i tyre përfshin gjithë territorin e komunës së Drenasit.

Vlera e parashikuar e kontratës është 5,000 euro.

Kriteret e dhënies është çmimi më i lirë.

Sipas dosjes së tenderit, janë dy Veterinari që kanë aplikuar. Data e fundit e dorëzimit të aplikacioneve ka qenë më 25 maj.

Ky tender po hapet dy muaj pas raportimit të KALLXO.com që shfaqte rrezikshmërinë e qytetarëve përkatësisht të fëmijëve në fshatin Sankoc të Drenasit.

Atëkohë, Komuna e Drenasit në një përgjigje për KALLXO.com kishte pohuar se ankesa nga qytetarët të natyrës se tillë kanë pasur në vazhdimësi.

Mungesa e strehimores, qentë endacakë vërshojnë në fshatin Sankoc – VIDEO