Armend Mehaj dhe Gjenerali Angelo Michele Ristuccia. Foto: Armend Mehaj/Facebook

Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Mehaj, flasin për shtensionimin e situatës

Shefi i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjenerali Angelo Michele Ristuccia është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në këtë takim, Mehaj e Ristuccia kanë diskutuar rreth situatës aktuale të sigurisë dhe nevojës për shtensionimin e situatës.

Në njoftimin që bëri NATO në Twitter, ministrit Mehaj iu drejtua si “z.Mehaj nga institucionet në Kosovë”.

Tutje është thënë se në takim gjithashtu është ripërtërirë bashkëpunimi për ndihmën e KFOR-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkim-shpëtimi dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme.