Foto: Policia e Kosovës

Foto: Policia e Kosovës

Kolonë 2-kilometërshe në pikën kufitare në Jarinjë pas nisjes së qytetarëve për zgjedhjet në Serbi

Më shumë se dhjetë autobusë janë nisur drejtë Rashkës e Tutin-it me qytetarë serbë të veriut të Kosovës për të votuar në zgjedhjet që po mbahen në Serbi.

KALLXO.com mëson se kolona deri në 2 kilometra janë krijuar nga automjetet private por edhe nga autobusët te cilët janë nisur nga lokacione të ndryshme të veriut të vendit.

Tutje siç mëson Kallxo.com deri më tani në pikën kufitare në Jarinjë nuk është hasur në ndonjë problem në aspektin e dokumentacioneve me votuesit qe janë nisur drejtë Serbisë për votim.

KALLXO.com ka përcjellë nga afër nisjen e qytetarëve serb drejtë Serbisë për votim për zgjedhjet parlamentare e presidenciale.

Në Mitrovicën e Veriut qytetarët janë mbledhur në stacionin e autobusëve dhe nga aty janë nisur drejt qyteteve Rashkë e Tutin për të votuar ndërsa ka pasur edhe lokacione të tjera në veri të vendit qe është bërë nisja e qytetarëve drejt Serbisë për të votuar.

Një pjesë tjetër e qytetarëve pritet të nisen drejtë vendeve të njëjta për te votuar edhe në mesditë rreth orës 13.

Ky do të jetë grupi i dytë që do të nisen në mënyrë të organizuar për te votuar.

Gjatë ditës se sotme janë parë edhe zyrtarë të Eulex të cilët nga afër kanë përcjellë edhe nisjen e qytetarëve nga stacioni i autobusëve në Mitrovicën e veriut.

Qytetarët serbë të Kosovës nisen për të votuar në zgjedhjet në Serbi